Connect with us

Kulturë

Këngët më të njohura të Nexhmije Pagarushës

Publikuar

Këngëtarja ikonë e muzikës shqipe ka lënë pas vete një prapavijë të pasur kulturore.

Nexhmije Pagarusha ka vdekur në mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare, megjithatë emri i saj do të jetojë gjithmonë në kulturën dhe historinë shqipe.

Ajo është dalluar gjithmonë për zërin e saj të dalluar e të fuqishëm, zë ky që i bënte këngët e saj kryevepra edhe më të veçanta, shkruan Gazeta Express.

Nexhmije Pagarusha, bashkë me bashkëshortin e saj, kompozitorin Rexho Mulliqi e disa bashkëpunëtorë tjerë, kanë publikuar shumë këngë që kanë mbetur të pavdekshme në historinë e muzikës shqipe, e që këndohen e interpretohen edhe gjatë ditëve të sotme.

Padyshim kënga më e njohur e saj është ‘Baresha’, këngë kjo që është kënduar e interpretuar në shumë versione përgjatë viteve. Pagarusha ka qenë e vetmja që ka arritur ta këndojë në mënyrën e saj këngën që është mjaft e vështirë për t’u interpretuar, e që ajo e bënte me aq lehtësi.

Ajo ka kënduar në versionin e saj edhe këngën e njohur “E dehur jam”, duke e bërë si këngë të vetën me interpretimin fantastik që i ka bërë.

Një këngë që është me të vërtetë e pavdekshme, është ajo me titullin “Ani mori nuse” që shfaqë këngën shqipe në nivel shumë të lartë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK