Kosovë
Kelmendi pasi u sulmua: Uroj që militantët e VV të ndryshojnë pozitivisht si Albin Kurti

Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, ka reaguar ndaj kritikave që po ia bëjnë militantët partiakë, e sidomos pas intervistës së fundit me kryeministrin Albin Kurti. Mes atyre që sulmuan më ashpër Kelmendin nga Vetëvendosje, ishin z.Sami Kurteshi dhe z.Elvis Hoxha.
Kelmendi shkruan në FB:
Intervista e mbrëmshme me kryeministrin Kurti ishte ndër më të shikuarat dhe më të komentuarat në Kosovë.
Kam marrë me qindra lëvdata e përgëzime!
Edhe Kurti, ashtu si dhe unë, vlerësuam se realizuam një intervistë shumë të mirë bashkë.
Ai e prezantoi veten ashtu siç beson se është dhe se duhet ta prezantojë në nivelin e përgjegjësisë më të lartë shtetërore, si kryeministër.
Kurti e pranoi se ka ndryshuar. Unë pajtohem se ky është ndryshimi më pozitiv i Kurtit ndonjëherë.
Në hall jam vetëm me disa militantë të LDK-së të cilët po thonë “e kurseve shumë” dhe disa militantë të LVV-së që po thonë “e nguce shumë”.
P.S. 1) Uroj që edhe militantët e LVV-së përfundimisht të ndryshojnë pozitivisht si Albin Kurti
P.S. 2) Uroj që edhe militantët e LDK-së ta kuptojnë se Kurti është kryetar i qeverisë së tyre
P.S. 3) Hajgare është që jam “në hall” me reagimet e militantëve. Në fakt, për mua, kjo është lëvdata më e mirë e mundshme si profesionist i zanatit ? Ju dua pa dallim dhe vazhdoni ta shikoni Rubikonin. Shihemi sonte në takimin e radhës në orën 20:00 n’ KTV.




















