Sport
KB Rahoveci e fiton ‘trillerin’ ndaj KB Trepçës, kalon në gjysmëfinale të Kupës

‘Vreshtarët’ arritën që me një paraqitje të jashtëzakonshme në pjesën e dytë, të përmbysin rezultatin, për t’iu bashkuar KB Pejës në gjysmëfinale.
Pjesa e parë e ndeshjes u takoi mysafirëve nga Mitrovica.
KB Trepça arriti që çerekun e parë ta fitoi me rezultat 22:20, ndërsa në çerekun e dytë rriti epërsinë, duke e fituar 23:17, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me rezultat të përgjithshëm 45:37.
KB Rahoveci, japi shenjat e para rikthimit në pjesën e dytë, kur e fitoi çerekun e tretë me rezultat 24:23.
Përmbysja e madhe erdhi në çerekun e katërt, të cilin KB Rahoveci e fitoi 36-27./Lajmi.net/






















