Connect with us

Kosovë

Kaq është i pasur Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca

Publikuar

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje tashm ka marrë postin e tij si ministëri i Punëve të Jashtme, shkruan Bota sot.

Por, sa është i pasur ai?

Konjufca ka në pronësi dy banesa që bashkë kushtojnë rreth 140 mijë euro, njërën prej të cilave thotë ta ketë blerë me kredi.

Përveç këtyre banesave, ai ka deklaruar në pronësi të përbashkët një shtëpi që është në ndërtim e sipër e që thotë se kushton 100 mijë euro, si dhe një shtëpi vikendi në vlerë 40 mijë euro.

Konjufca thotë se ka edhe një tokë në pronësi të përbashkët në vlerë 30 mijë euro, dhe një truall në vlerë 80 mijë euro, që është në pronësi të prindit.

Si pasuri të luajtshme, Kryediplomati ka deklaruar një veturë Passat 3C, që kushton 3 mijë e 500 euro, e që thotë se është blerë me mjetet e grupit parlamentar të LVV’së.

ai ka 4 mijë euro para të gatshme në banka, dhe asnjë cent borxh.

Ndërsa, të hyrat e tij vjetore sillen rreth 29 mijë euro, që i merr si pagë nga Kuvendi i Kosovës dhe mëditjet.

NA NDIQ NË FACEBOOK