Connect with us

Kosovë

Kapen keq Lama me Pacollin: Ajo e sulmon me gaz lotsjellës, ai ia kthen me gënjeshtare

Published

on

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, e ka akuzuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ‘se ka dërguar granata helmi’ në Shqipëri, në vend se t’i dërgonte 1 milion euro që i kishte premtuar pas tërmetit vdekjeprurës.

“Premtoi se do jepte 1 milion euro për tërmetin në Shqipëri, por dërgoi 500 granata helmi, gazi lotsjellës”, ka shkruar Lama në Facebook.

Edhepse Alma Lama nuk e kishte përmendur në mënyrë direkte emrin e Behgjet Pacollit në Facebook, duket se ky i fundit e ‘ka pranuar mesazhin’. Ai përmes një reagimi në Facebook, e ka quajtur gënjeshtare ish ambasadoren e Kosovës në Itali.

“Lexova sot deklaratën e një gënjeshtareje që paska shpifur se gjoja unë qenkam i përfshirë në dërgimin e gazit lotsjellës në Shqipëri!!!. Personi në fjalë ka shpifur qëllimshëm në llogari timen dhe për këtë akt, gënjeshtra e saj do të verifikohet në Gjykatë. Ju përshëndes”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se pak ditë pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, Pacolli, kishte premtuar se bashkë me familje ka ndarë 1 milion euro për ndërtimin e zonave të prekura nga tërmeti./Periskopi/