Kosovë
Kandidatja për deputete që përdhosi flamurin e Kosovës thotë që VV-ja është partia e vetme që doli nga UÇK-ja

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ish luftëtarja e UÇK-së, znj.Mimoza Shala, ka bërë para do kohësh një status në Facebook e në të cilin shpreh bindje mjaft të pazakonta.
Kandidatja për deputete u bë e njohur pasi kishte përdhosur flamurin e Republikës së Kosovës, para disa vitesh.
Ajo ka shkruar në statusin e fjalë një interpretim të përçudshëm të historisë së Kosovës.
“1.Rilindja; 2.UÇK; 3. Vetëvendosje!” – shkroi ajo.
![]()
Me Rilindjen, ajo ka ndërmend rilindjen kombëtare të shqiptarëve. Por, është momenti i tretë në relacion me të dytin, [UÇK] ai që bën goxha përshtypje.
Sipas saj, Rilindja prodhoi UÇK-në, ndërsa UÇK-ja prodhoi Lëvizjen Vetëvendosje, subjekt politik të cilit i takon.
Në fakt, deri tash është menduar se nga UÇK-ja dolën PDK-ja, AAK-ja e Nisma.





















