Connect with us

Kosovë

Kadaj-Bujupi për VV’në: Në opozitë silleshin si skifterë, në pushtet po sillen si pula

Publikuar

me

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka folur për zhvillimet e fundit politike në lidhje me taksën dhe dialogun me Serbinë.

Kadaj-Bujupi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se ai po i ndryshon fjalët dhe qëndrimet në raport me Serbinë.

“Sa ishin në opozitë silleshin si skifterë, ndërsa tani që janë në pushtet po sillet si pula”.

Deputetja opozitare thotë se këta qeveritarë janë zbutur aq shumë sa që janë të gatshme të ulen në bisedime me Serbinë dhe të largojnë taksën.

Ajo thotë se shpërfilla e letrës së zotit Haradinaj nga Kurti tregon arrogancën e këtij të fundit.

Kadaj-Bujupi thotë se reciprociteti nuk e përjashton taksën dhe as e kundërta. Ajo thotë se mund të mbahet taksa dhe të vendoset edhe reciprociteti.

Duke folur për anulimin e mundshme të Autostradës së Dukagjinit, deputetja ka thënë se ky është një gabim i madhe dhe po shkohet drejt diskriminimit rajonal.

“Nëse vazhdohet më këso diskriminime ka mundësi që edhe Hakiut e Abdullahut t’u kërkohet ndryshimi i emrave”.

Ajo thotë se Rajoni i Dukagjinit është kontribuuesi më i madh me taksa në buxhetin e Kosovës.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com