Connect with us

Kosovë

Kadaj-Bujupi kërkon dorëheqjen e Konjufcës – e quan ‘amaterizëm profesional’

Publikuar

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujup, ka
reaguar rreth skandalit të ‘njohjes’ së Kosovës nga shteti i Xhamajkës.

Bujupi përmes një postimi në Facebook, ka
quajtur ‘amaterizim’ çështjen e ‘njohjes’ nga Xhamajka.

“Levizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e
Kosovës kanë ardhur në pushtet me premtimin se nën qeverisjen e tyre do të
instalojnë logjikë llogaridhënëse. Mirëpo amaterizmi profesional i shprehur me
çështjen Xhamajka flet ndryshe”, ka shkruar Kada-Bujupi.

Ndërsa, thotë se nuk duhet të shkarkohet
ambasadorja, Vlora Çitaku, por fillimisht duhet të jap dorëheqje ministri i
Jashtëm, Glauk Konjufa.

“Çfarë kuptimi ka shkarkimi i ambasadores, nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Ministri i Jashtëm, do të thoshin dikur VV dhe LDK para ardhjes në pushtet. Përgjegjësia e ambasadores nuk shkon vetëm”, ka shkruar deputetja e Qeverisë së Kosovës.

Kujtojmë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi dje përmes rrjetit social Twitter, tha se Xhamajka e ka njohur shtetin e Kosovës. Këtë gjë e ka demantuar sot, ministrja e punëve të Jashtme e Xhamajkës, Kamina J Smith gjithashtu përmes Twitterit.

Rreth këtij demantimi ka reaguar sot zyra e presidencës, e cila ka thënë se ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, e ka njoftuar dje zyrtarisht presidentin Thaçi. Sipas tyre, për detaje të tjera duhet të kontaktohet Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës./Gazeta Sinjali/Gazeta Sinjali/

.

NA NDIQ NË FACEBOOK