Connect with us

Sport

Juventus pas Gabriel Jesus

Publikuar

Juventus janë duke kryer të gjitha përgatitjet për të bërë një lëvizje drejt yllit të Manchester City, Jesus, raporton ‘Calciomercato’, transmeton lajmi.net.

Forma e mirë e lojtarit ka tërhequr vëmendjen e Juventus, të cilët po synojnë të shfrytëzojnë edhe kaosin e krijuar te Man City, pas dënimit të UEFA.

Të interesuar për shërbimet e Jesus janë edhe skuadra e Barcelonës, të cilët janë në kërkim të një zëvendësuesi për Luis Suarez.

Megjithatë, lojtari brazilian i ka bërë me dije Pep Guardiolas se nuk do të largohet nga ‘Etihad’ edhe përkundër dënimit të UEFA.

Gabriel Jesus është i lumtur te City dhe synon ta vazhdojë karrierën e tij nën urdhrat e Pep Guardiola. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK