Connect with us

Lajme

Jep dorëheqje kryeministri i shtetit gjerman që bëri koalicion me të djathtën ekstreme

Publikuar

Një kryeministër shtetëror gjerman i zgjedhur të mërkurën me ndihmën e të djathtës ekstreme AfD [Alternativa për Gjermaninë] ka thënë se do të dorëhiqet për t’i shtruar rrugën zgjedhjeve të reja. “Dorëheqja është e pashmangshme,” tha ai.

Zgjedhja e liderit liberal Thomas Kemmerich në shtetin lindor të Thuringias shkaktoi tërbim kombëtar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se zgjedhja ishte “e pafalshme” dhe se duhej të kthehej, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Z.Kemmerich iu tha raportuesve të enjten që liberalët e tij të Demokratëve të Lirë [FDP] kishin vendosur që të kërkonin shuarjen e parlamentit shtetëror në Erfurt.

“Ne duam zgjedhje të reja për të hequr marrëveshjen që bëmë me AfD-në për pozitën e kryeministrit,” deklaroi ai.

Votimi i së mërkurës u përshkrua si një tërmet politik në Gjermani.

Alternativa për Gjermaninë ka mbështetje të madhe në Thurinigia. Por, zgjedhjet shtetërore të tetorit ishin fituar nga partia e majtë ekstreme Die Linke, lideri i së cilës Bodo Ramelow ishte rrëzuar nga pushteti.

Z.Kemmerich e mposhti z.Ramelow 45 me 44. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK