Connect with us

Kosovë

Java e parë e Qeverisë Kurti: Cilat ishin veprimet e para të kryeministrit?

Publikuar

më

Nesër mbushet një javë e plotë që kur z.Albin Kurti u votua si kryeministër i Republikës së Kosovës.

Menjëherë të nesërmen e të hënës së 3 shkurtit, Kurti mori detyrën nga ish shefi i diplomacisë tonë, z.Behgjet Pacolli.

Me një ceremoni në të cilën buçiste himni i Kosovës dhe valëvitej flamuri i Kosovës, Kurti po merrte detyrën e ëndrruar për një kohë të gjatë, shkruan Periskopi.

Ai kishte me vete tashmë të gjithë emrat e ministrave e të zëvendëskryeministrave, ndërkohë që vazhdojnë të mungojnë emrat e zv.ministrave dhe të koordinatorëve nacionalë.

Shtimi i sërishëm i numrit të zv.ministrave

Deri tash, dihet vetëm emri i një zëvendësministri në Qeverinë e Albin Kurtit: Xhelal Sveçla. Sveçla u bë i famshëm pasi u pa duke pirë kafe në një konferencë në Tiranë me drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë, z.Marko Gjuriq.

Por, Kurti e rriti menjëherë numrin e zv.ministrave thjesht me një fjalë goje duke frikësuar qytetarët për rritje të mëtejme në të ardhmen.

Fillimisht ishin paraparë nga dy zëvendësministra për ministri, e këto ishin 12. Por, nga 24 numri automatikisht shkoi në 30 kur numri i ministrive u rrit në 15.

Sidoqoftë, në marrëveshjen me LDK-në, z.Kurti e rriti sërish numrin e zv.ministrave në 33 duke bërë që disa ministri të kishin më shumë se dy zv.ministra.

Ndërkohë, pas një takimi me shefen e Zyres së BE-së në Kosovë, numri i zv.ministrave sipas vetë Kurtit do të ishte “rreth 35”.

Me një numër të ngjashëm e kishte filluar edhe Qeveria Haradinaj, por më pas ai ishte rritur e rritur vazhdimisht.

Shqyrtimi i vendimeve të kryeministrit në detyrë Haradinaj

Albin Kurti kishte njoftuar se të gjitha emërimet dhe në përgjithësi vendimet e kryeministri Haradinaj pas dorëheqjes së tij më 19 korrik do të shqyrtoheshin.

Kjo në fakt nuk nënkupton se të gjitha vendimet do të shpallen invalide, por që vendimet që i përshtaten atij do të mbeten ndërkohë që vendimet të cilat nuk i përshtaten nuk do të mbeten në fuqi.

Ende nuk dihen rezultatet e një procesi të tillë që mund të marrë shumë kohë.

Shfuqizimi i Taksës 100%

Tarifa 100% ndaj mallrave të importuara nga Serbia përfundimisht do të hiqet.

Kurti premtoi se një gjë e tillë do të ndodhte vetëm pasi të vihej masa e reciprocitetit të plotë politik, tregtar e ekonomik me Serbinë. Kjo nënkupton që Serbia jo që duhet të paguajë 100 për qind më shtrenjtë për eksportet e saj drejt Kosovës, por që në fakt nuk do t’i fus fare ato produkte në Kosovë.

 

Ende nuk dihet nëse ky premtim do të mbahet ose do të dredhohet në një qëndrim tjetër përmbajtësisht të ndryshëm vetëm për ta bindur Serbinë që të kthehej në tavolinën e bisedimeve me Kosovën në Bruksel.

Një gjë e tillë e ka vënë Kosovën në një pozicion mjaft të pafavorshëm diplomatik duke e prishur strategjinë e parë në luftën kundër fushatës agresive diplomatike të saj, dhe në anën tjetër duke e vazhduar atë që vetë Kurti e quajti “kakofoni” në politikën e jashtme. /Periskopi

Maqedoni19 minutes ago

Mexhiti dhe Sylejmani në Ankara: Dakordohet bordi këshillëdhënës për restaurimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Lajme34 minutes ago

Rizvanolli flet përsëri për ditë të vështira që po vijnë, fajin ia lë Hormuzit

Lajme1 hour ago

Zëvendësdrejtori i Kadastrës, Amet Ziberi, i kundërpërgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit janë punësuar 8 shqiptarë

Lajme1 hour ago

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

Shqipëri2 hours ago

Fantazma e kandidatëve të protestës

Lajme3 hours ago

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

Lajme3 hours ago

Pas denoncimit të këshilltarëve të VLEN-it, Inspektorati i Gjuhëve kryen inspektim urgjent në Butel

Lajme3 hours ago

Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

Lajme3 hours ago

Bekim Sali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me One Stop Shop, BDI-ja iku nga votimi i marrëveshjes

Maqedoni4 hours ago

Blerim Abazi publikon shifrat e punësimeve në shëndetësi në Kumanovë: 105 maqedonas dhe 61 shqiptarë

Lajme4 hours ago

Apeli nuk ia pranon kërkesën Rozeta Hajdarit për rrëzimin e aktakuzës, rasti shkon në gjykim

Maqedoni4 hours ago

Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të forta

NA NDIQ NË FACEBOOK