Connect with us

Kosovë

Jashari: Familja jonë u vetëflijua me vetëdije që ne sot të jemi të lirë

Publikuar

më

Në përvjetorin e 12 të pavarësisë së Kosovës homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz ka bërë edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se populli i Kosovës ka vuajtur shumë për të festuar këso ditë si këtë të pavarësisë së Kosovës.

Bekim Jashari i cili është edhe djali i heroit, Hamëz Jashari tha se flijimi i familjes së tij ishte me vetëdije vetëm që Kosova të ishte e lirë.

“Sot jemi në 12-vjetorin e shpalljes të pavarësisë, shtetit tonë të shumëvuajtur të këtij populli të pritjes me shekuj për ketë ditë. Këtë vit jemi edhe në prag të 21-vjetorit të çlirimit dhe 22-vjetorit të familjes Jashari. Një rënie një vetëflijim me vetëdije që ne sot jemi të lirë. Ne sot kemi një obligim ta forcojmë dhe ta ndërtojmë këtë shtet por vetëm të bashkuar mund ta bëjmë këtë gjë”, tha ai.

Kurse, kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se dita e sotme nuk është e kobshme, por rënia e familjes Jashari është ngjarje heroike që i bënë krenarë të gjithë.

“Kob nuk ka pasur këtu sepse për 10 vite rresht kanë bërë rezistencë i madh e i vogël burra e gra, fëmijë e të mëdhenj dhe ka qenë një ngjarje e jashtëzakonshme, një ngjarje heroike e cila na ka bërë krenar dhe na ka bërë të ecin përpara gjithmonë për të mirën e qytetarëve”, u shpreh Lladrovci.

Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati duke uruar të gjithë qytetarët e Kosovës 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës tha se Prekazi dhe familja Jashari janë të shenjtë për Kosovën dhe popullin shqiptar.

“Ne sot gjendemi në vendin e shenjtë të Kosovës dhe të shqiptarëve ku këtu në Prekaz familja Jashari, shokët e tij bashkëfshatarët e tij, bashkëluftëtarët e tij që dhanë jetën për ditën që ne sot të kemi pavarësinë. Sot ne kemi 12-vjetorin e pavarësisë dhe 22-vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari me familje shumë shpejt data po afrohet”, deklaroi Gucati.

Në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz homazhe kanë bërë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me kabinetin e tij si dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

 

Shqipëri24 minutes ago

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

Lajme1 hour ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni2 hours ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri3 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme4 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni5 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri6 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme7 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni8 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri9 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme10 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni11 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

NA NDIQ NË FACEBOOK