Connect with us

Kosovë

Istrefi për 12 vjetorin e Pavarësisë: Lavdi e nderim atyre që ranë për këtë ditë

Publikuar

Kosova shënon 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në këtë ditë institucionet kanë organizuar aktivitete të ndryshme për nderë të përvjetorit.

Po ashtu, lider e zyrtarë të ndryshëm kanë uruar për këtë ditë.

Bedri Istrefi, kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, ka uruar qytetarët për këtë ditë.

Ai  në profilin e tij në rrjetin social, Facebook, ka shkruar se për këtë ditë u bë sakrificë e madhe.

Publikimi i plotë i Istrefit:

Urime Dita e Pavarësisë!

Sot bëhen 12 vjet që vendi ynë feston shpalljen e pavarësisë.

Lavdi e nderim atyre që ranë për këtë ditë të madhe.

Kosova, shteti im, i qytetarëve të lirë, fëmijëve të mi, familjes time dhe gjithë atyre familjeve që dhanë bijtë dhe bijat për më të shtrenjtën liri, ka lindur për të qëndruar përgjithmonë e lirë.

Urime!