Connect with us

Kosovë

Ismaili: Po i lexoj disa thënie të Kurtit për Mustafën, e ju Vetëvendosja duartrokitni pas tyre

Publikuar

Deputeti i PDK-së Uran Ismaili, ka përmendur disa nga sharjet e akuzat që i ka bërë Albin Kurti në drejtim të Isa Mustafës.

Ismaili duke iu drejtuar deputetëve të LV-së tha se ju mburreni me thëniet e Albin Kurtit, sepse janë mendime që i rezistojnë kohës. Ai ka përmendur disa prej tyre, duke iu kërkuar deputetëve që të duartrokasin.

“Tradhtar i shtetit dhe i kombit që meriton 15 vite burg. Isa Mustafa spiun i Serbisë, superkriminiel. Kryeministër i Rashkës. Servil i Vuçiqit e i Daçiqit. Argat i Serbisë”, ka përmendur Ismaili.

Ai ka pyetur se A do të ketë hetim për këtë çështje, sepse tradhtia thotë Ismaiili,  është çështje e rëndë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK