Kosovë
Isa Mustafa kundër idesë së VV-së që bizneset të pushojnë të dielave

Kreu i LDK’së Isa Mustafa ka reaguar ndaj idesë së VV’së që dita e diele të jetë ditë pushimi për të gjitha bizneset private.
Mustafa ka kundërshtuar iden e VV’së duke e parë si një gjë të pa pranueshme, ai thekson se nuk është nevoja që qytetarët e Kosovës të shërbehen me në Shkup e Tiranë me blerje në vikend sepse këto mund të i bëjnë edhe në Kosovë.
Ai thotë se cila është arsyeja që “në këtë ditë turistët dhe vizitorët nuk mund të gjejnë shërbime në Kosovë? Ku qëndron arsyeja që për një ditë në javë të ulet kërkesa agregate në treg te ne, me efekt negativ në brutoproduktin vendor dhe në punësim, dhe kjo kërkesë të zhvendoset jashtë Kosove?”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ai ka kërkuara nga Autoriteti i Konkurrencës të shqyrtojë vendimet e disa komunave për të ndaluar punën ditën e diel, në pikëpamje të cenimit të konkurrencës së lirë dhe të ndikimit në sektorin privat.
Ja statusi i plotë:






















