Connect with us

Bota

Irani thotë se vrasja e komandantit e dobësoi luftën kundër ISIS-it

Publikuar

me

Komandanti ushtarak i Iranit, Qasem Soleimani, i cili është vrarë muajin e kaluar në një sulm të Shteteve të Bashkuara me dron, ka bërë përpjekje të sjellë stabilitet në Lindjen e Mesme, tha të hënën presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

“Komandanti Soleimani ka qenë një person që ndiqte stabilitetin dhe qetësinë në rajon”, tha Rohani në një fjalim televiziv.

Soleimani ka udhëhequr forcën elitë të Iranit Kuds.

Shtetet e Bashkuara e kanë vrarë atë më 3 janar, në Bagdad, duke thënë se ai ka planifikuar sulme kundër amerikanëve.

“Nëse komandanti Soleimani donte të vriste gjeneralë amerikanë, do ta kishte shumë, shumë të lehtë në Afganistan, Irak dhe çdo vend tjetër. Ai kurrë nuk e ka bërë këtë”, tha Rohani, përcjell rel.

Këtyre komenteve u bëri jehonë edhe kreu i Agjencisë Bërthamore të Iranit, Ali Akbar Salehi, i cili tha se vrasja e Soleimanit nga Shtetet e Bashkuara e ka dobësuar luftën kundër grupit militant Shteti Islamik (IS) në rajon.

“Administrata e SHBA-së nuk e ka kuptuar ende realitetin në terren”, tha Salehi në një takim të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, në Vjenë.

Ai tha se Soleimani ka qenë “elementi më i rëndësishëm në luftën kundër Shtetit Islamik”.

Në përgjigje të vrasjes së Soleimanit, Irani ka sulmuar dy baza ushtarake amerikane në Irak, por pa shkaktuar viktima.

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com