Lajme
Irani shënon edhe vdekjen e gjashtë nga koronavirusi

Përhapja e koronavirusit është intensifikuar në të gjithë botën, me dyfishimin e rasteve me të prekur në Korenë e Jugut, i cili ka arritur në 433 – numri më i lartë në një vend jashtë Kinës.
Por, në Iran numri i të vdekurve ka shkuar në gjashtë sot, një ditë pasi Izraeli dhe Libani konfirmuan rastet e tyre të para, njofton Klan Kosova.
Të shtunën Italia konfirmoi dy vdekjet e saj të para nga virusi pasi autoritetet vendosen për mbylljen e shkollave, bareve dhe hapësirave të tjera publike në 10 qytete veriore.
Por, në Kinë u pa një rënie e konsiderueshme e numrit të rasteve të reja, me 397 persona të raportuar të shtunën. Numri i përgjithshëm i rasteve në Kinë ka shuar në 76.2288 dhe ka pasur 2,345 vdekje.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se po bëhet më e vështirë frenimi i përhapjes së sëmundjes pas shqetësimit që rastet e reja jashtë Kinës, po rriten.






















