Shëndetësi
Irani konfirmon dy rastet e para të koronavirusit – 26 shtete jashtë Kinës preken nga virusi

Irani ka konfirmuar sot dy rastet e para të koronavirusit, duke e bërë atë vendin e 26-të jashtë Kinës që është prekur nga ky virus.
Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje se kush janë dy personat apo nëse ishin udhëtarë nga Kina.
Mediat Iraniane raportojnë se dy rastet e konfirmuara u zbuluan në provincën qendrore të Qom, rreth 86 milje në jug të kryeaytetit Teheran.
Vetëm një vend tjetër në Lindjen e Mesme ka raportuar të ketë regjistruar raste të të prekurve nga virusi deri më tani – Emiratet e Bashkuara Arabe, që njoftuan rastin e nëntë të dielën.
Rastet e reja vijnë ndërsa totali global sot u rrit me mbi 75,000 persona të prekur nga koronavirusi, përderisa 2,012 njerëz kanë vdekur.





















