Sport
Interi në mes të Alonsos ose Palmierit

Sipas Football Italia, Nerazzurët kanë pikëtuar dy mbrojtësit e Chelseas, Marcus Alonso dhe Emerson Palmierin, por që janë të gatshëm të nënshkruajnë vetëm me njërin prej tyre, transmeton lajmi.net
Me Cristiano Biraghi dhe Victor Mosses që pas huazimit pritet të rikthehen në klubet paraprake, rrugët që çojnë te njeri nga dy mbrojtësit anësorë veçse qartësohen.
Antonio Conte punoi me të dytë gjatë kohës sa drejtonte Chelsean, për rrjedhojë edhe simpatia për stilin e lojës së tyre nuk është përhumbur.
Ende nuk flitet për ndonjë ofertë zyrtare nga Zikaltërit, kësisoj duhet pritur afati kalimtar veror për t’u qartësuar kjo situatë. /Lajmi.net/






















