Connect with us

Sport

Interi dëshiron Kumbullën, por ka një problem

Publikuar

me

Mbrojtësi nga Shqipëria po zhvillon një sezon fantastik me me Hellas Veronën kështuqë interesimet për të nga gjigandët evropianë nuk kanë munguar.

Interi, në qoftë se dëshiron t’i sigurojë shërbimet e 20- vjeçarit, duhet ta planifikojë konkurrencën e ashpër që do të ketë me klubet e mëdha evropiane për kartonin e futbollistit – çka pritet të jetë një problem i madh për liderin e Serie A, përcjell lajmi.net.

Manchester City, Bayern Munich, Manchester United dhe Everton janë vetëm disa nga skuadrat që kanë shprehur interesim për mbrojtësin e talentuar.

Shuma që pritet të ofrojë Interi për për klubin veronez pritet të jetë 11.9 milionë funte, e cila me gjasë do të rritet marrë parasysh konkurrencën për përfaqësuesin e kombëtarës shqiptare.

Kumbulla ka qenë titullar i padiskuteshëm te skuadra italiane, tek e cila ka regjistruar 17 paraqitje në Serie A këtë sezon, duke e formuar një tandem të frikshëm së bashku me Amir Rrahmanin në qendër të mbrojtjes. /Lajmi.net/ 

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com