Connect with us

Lajme

Interesim i madh i mediave para takimit Rama-Lavrov (VIDEO)

Publikuar

Pas pak pritet që në Moskë të nisë takimi mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Ministi të Punëve të Jashtme të Rusisë Sergey Lavrov.

Interesimi i mediave për ta përcjellë këtë takim nga afër duket se është i jashtëzakonshëm, njofton Klan Kosova.

Kryeministri shqiptar është duke e realizuar vizitën zyrtare në Moskë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.

Kryetema e takimit Rama-Lavrov pritet të jetë Ukraina dhe vendet e tjera të krizës.

Në ndërkohë, Rama më herët kishte folur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku edhe kishte parashtruar tri prioritetet e tij në këtë mision duke e nisur me Ukrainën.

Kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Rusi pas shumë vitesh.

NA NDIQ NË FACEBOOK