Connect with us

Lajme

Incidenti me avionin në Stamboll/ konfirmohet 1 viktimë, 157 të plagosur

Publikuar

Një aeroplan pasagjerësh doli nga pista në një aeroport të Turqisë, duke u ndarë në tri pjesë dhe duke shkaktuar vdekjen e një personi. Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, tha 157 vetë janë plagosur.

Incidenti ndodhi në Aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit.

Aeroplani i përkiste kompanisë Pegasus Airlines, ndërsa në bord gjendeshin 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Shumica e udhëtarëve ishin turq, ndërsa rreth 20 prej tyre shtetas të huaj. Sipas mediave lokale, aeroplani ateroi në shi të madh, pasi fluturoi nga provinca perëndimore e Izmirit. Zjarrfikësit dhe ekipet e urgjencës u dërguan menjëherë në vendngjarje, thanë zyrtarët.

BREAKING NEWS: Passenger plane skids off runway and breaks in half

BREAKING NEWS: Passenger plane skids off runway and breaks in halfFULL STORY: https://dailym.ai/399xVOF

Gepostet von Daily Mail am Mittwoch, 5. Februar 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK