Connect with us

Sport

IFAB rishqyrton rregullin e pozitës jashtë loje dhe lojës me dorë – mund të ketë ndryshime

Publikuar

Personat kompetent për caktimin e rregullave të futbollit do të takohen për të rishqyrtuar disa vendime.

IFAB (International Football Association Board) do të rishqyrtojnë rregullin për pozitën jashtë loje si dhe rregullin për lojën me dorë, bën të ditur ‘BBC’, transmeton lajmi.net.

Sa i përket lojës me dorë do të diferencohet më qartë dallimi mes lojës me dorë dhe lojës me krahë.

Kurse, sa i përket pozitës jashtë loje, që nga ardhja e VAR në futboll, sidomos në Premierligë, ka pasur reagime të shumta, për shkak të vendimeve që caktoheshin nga milimetrat.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i IFAB, dhe nëse rregullat do të ndryshohen. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK