Connect with us

Sport

I ‘magjishmi’ Iniesta bën dy super asistime

Publikuar

Një nga mesfushorët më emocionues që ka parë futbolli, ka dhuruar dy asistime të bukura në fitoren 5:2 të skuadrës së tij, Vissel Kobe, në Ligën e Kampionëve të Azisë kundër Johor Darul Ta’zim.

Iniesta asistimin e parë e regjistroi në minutën e 13’, kur nisi një top në mënyrën më të mirë për Keijiro Ogawa, që shënoi për 1:0.

Asistimi i dytë erdhi në minutën e 42’, madje ishte edhe më i bukur se ai i pari, por gjyqtari kishte ngritur flamurin për pozitë jashtëloje, duke anuluar golin.

Iniesta pothuasje gjithë karrierën e kaloi te Barcelona, para se në vitin 2018 të transferohej te Vissel Kobe./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK