Connect with us

Kosovë

I la 12 mijë euro tezes, e përgatiti varrin: Detajet e reja tregojnë se policja Bllaca veproi me paramendim

Publikuar

Sipas të dhënave nga burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës, policja që dje kreu vrasje të pesëfishtë e kishte përgatitur paraprakisht skenarin e tragjedisë.

Ajo dje vrau dy prindërit, dy vëllezërit e më pas edhe veten në ngjarjen më të rëndë të këtij lloji në Kosovë në vitet e fundit.

Sipas burimeve nga familja e gjerë e polices në fjalë, del se kjo e fundit i kishte dorëzuar 12 mijë euro te e tezja e saj.

Po ashtu, ajo e kishte pyetur atë se sa do t’i kushtonte një varrim – gjë që lë të kuptohet se fillimisht e ndjera mund të ketë menduar për vrasjen e vetes, ose të vetëm njërit prej familjarëve të saj.

Edhe lëvizjet e fundit të polices Bllaca u përfolën nga këto burime. Personat e fundit të kontaktuar prej saj thuhet të kenë qenë tezja dhe burri i saj, të cilët kishin qenë në kontakt me ta madje edhe disa minuta para se të ndodhte tragjedia në fjalë.

Tezja me të burrin i kishin shkuar për vizitë familjes së saj, por policja nuk i kishte lejuar që të hynin duke iu thënë se nuk ndodhej askush në shtëpi. Menjëherë më pas ata kishin dëgjuar krismat e revoles së saj. /Periskopi