Connect with us

Sport

I jashtëzakonshmi Sergio Ramos, rekord më të mirë se Messi

Publikuar

me

Të gjithë e dinë se, megjithë pozicionin e tij si mbrojtës qendror, ai është zbuluar si një lojtar që shënon me lehtësi.

Me Osasuna shënoi sërish, ashtu siç di ai më së miri (me kokë) dhe vendosi rekord në kampionatin spanjoll: Ramos tashmë ka shënuar pothuajse në të gjitha stadiumet e La Liga dhe bëhet lojtari i parë që shënon 20 sezone radhazi duke lënë prapa Leo Messin (19), transmeton lajmi.net.

Zorrilla, Anoeta, Benito Villamarín, El Sadar, La Rosaleda, Butarque , Gran Canaria, Montilivi, Ipurua, Balaídos, Wanda Metropolitano, San Mamés, Mendizorroza, Mestalla, Son Moix, Ciutat de Valencia, Coliseum, Cornellá-El Prat, Camp Nou dhe Sánchez Pizjuán. 20 stadiume për të shënuar gjithsej 28 gola larg Santiago Bernabéu.

Ku Ramos ka shënuar më shumë gola ka qenë në Sánchez Pizjuizn (3). Pasohet nga Camp Nou, Cornellá, Coliseum, Ciutat de Valencia, Son Moix dhe Mestalla (2). Ndërsa një gol ka shënuar në stadiumet: Zorrilla, Anoeta, Benito Villamarín, El Sadar, La Rosaleda, Butarque, Gran Canaria, Montilivi, Ipurua, Balaído, Wanda Metropolitano, San Mamés dhe Mendizorroza.

Mbrojtësi spanjoll debutoi me skuadrën e bardhë në sezonin 2005/06. Që nga ajo kohë, 10 shtator 2015 kundër Celta de Vigo, Ramos ka shënuar 63 gola në ligë. /Lajmi.net/ 

Advertisement

MË TË LEXUARAT