Kosovë
Hoti për sulmin me vezë: Ma cënuan privatësinë për të shkuar në këmbë në punë

Zv.kryeministri Avdullah Hoti para disa ditësh u sulmua me vezë në afërsi të ndërtesës së Qeverisë, gjersa po endej në këmbë, transmeton Periskopi.
Ai sonte në Pressing tha se i është cënuar privatësia e tij.
‘’Ata ma kanë cënu, privatësinë me shku në këmbë në punë. Por ja që ndodh kur ke të bësh me vendime të tilla’’, ka thënë Hoti.
U raportua se disa aktivistë të AAk’së e bënë një gjest të tillë për shkak të taksës, e cila është synim i Qeverisë që të hiqet komplet./PERISKOPI/




















