Connect with us

Kosovë

Heqja e taksës 100%: Kjo është vlera qesharake e përfitimeve tregtare që do të ketë Kosova

Publikuar

Kryeministri i Kosovës tashmë e ka ndarë mendjen për ta hequr tarifën [taksën] 100% ndaj mallrave të importuara nga Serbia.

Në fund të vitit 2018, shumë njerëz mbetën të habitur kur kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj e vendosi një tarifë prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia pavarësisht presioneve ndërkombëtare kundër një gjëje të tillë.

Por, ky veprim kishte ndodhur pasi që Kosova ndodhej në një defansivë të plotë diplomatike. Si rezultat i fushatës agresiva nga Politika e Jashtme serbe, Kosovës po i tërhiqeshin shumë njohje nga vende të ndryshme të botës, si dhe shteti mbeti pa anëtarësim në organizata të rëndësishme ndërkombëtare si Unesco dhe Interpol.

Haradinaj nuk e hoqi tarifën në fjalë, dhe për shkak të presionit ndërkombëtar dha dorëheqje më 19 korrik të vitit të kaluar.

Por, politika më monumentale e qeverisë së tij pritet të rrënohet nga kryeministri i ri, Albin Kurti, shkruan Periskopi.

Ai deklaroi se tarifën doganore 100% do ta zëvendësonte me reciprocitetin e plotë tregtar, ekonomik e politik edhe pse Kosova as nuk është njohur nga Serbia, e as nuk ka premtuar ndaljen e fushatës agresive politike.

Por, si qëndronin gjërat në raportin tregtar me Serbinë para vendosjes së taksës?

E vërteta është shumë e trishtë. Kosova eksportonte për në Serbi mallra në vlerë të 48 milionë e 246 mijë eurosh në vitin 2017.

EKSPORTI I KOSOVËS DREJT VENDEVE TË CEFTAS

Ndërkohë, në anën tjetër, Serbia eksportonte për në Kosovë mallra në vlerë prej 449 milionë e 918 mijë eurosh në po të njëjtin vit.

IMPORTI I KOSOVËS NGA VENDET E CEFTAS

Krahasuar me vitin 2005, prej ku nis shtrirja e statistikave të ASK-së, eksportet e Serbisë drejt Kosovës ishin trefishuar dhe trendi vazhdonte të ishte pozitiv.

Duke parë pasojat e rënda politike të taksës nga z.Kurti, as të mirat ekonomike nuk pritet të jenë të mëdha.

Në fakt, eksporti i Kosovës drejt Serbisë nuk pritet të shënojë rritje drastike për shkak të kapaciteteve të dobta të ekonomisë prodhuese në vend./Periskopi

Maqedoni8 minutes ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri38 minutes ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme2 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni2 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri3 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme3 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë3 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni3 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë4 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri5 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

NA NDIQ NË FACEBOOK