Connect with us

Kosovë

Haziri i tronditur pas tragjedisë në Gjilan

Publikuar

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur tronditjen e thellë pas tragjedisë që ndodhi sot në Gjilan, ku një police vrau katër anëtarët e familjes së saj dhe më edhe veten.

Haziri, me këtë rast, ka mbledhur organet emergjente  të sigurisë dhe drejtësisë, duke marrë përsipër menaxhimin e situatës rëndë.

“Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen e madhe me familjen e gjerë dhe e lusim Zotin që raste të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka thënë ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK