Connect with us

Sport

Haziri: Gjilani është krenar me sukseset e karateistëve në Kampionat Evropian

Publikuar

me

Pasi i uroi për suksesin, kryetari Haziri tha se Gjilani është krenar me sukseset e karateistëve, për të shtuar se kjo komunë po bëhet qendër e karatesë.

“I uroj dhe falënderoj fituesit dhe trajnerët për përfaqësimin kaq të madh sepse Gjilani po bëhet qendra e karateistëve dhe garuesve më të mirë që ka sot Kosova në kampionate europiane dhe botërore. Tre medalistët janë shpresa jonë olimpike. Komuna do t’ju qëndrojë mbrapa, për t’ua lehtësuar rrugëtimin”, ka thënë Haziri.

Në emër të tre triumfuesve ka folur Benjamin Shabani, i cili tha se janë shumë të lumtur që tri medalje të rëndësishme i kanë sjellë Gjilanit dhe Kosovës.

Në fund, kryetari Haziri ka konfirmuar mbështetjen e veçantë financiare që Komuna do t’ia ofrojë tre medalistëve, sikurse edhe karateistit Elhami Shabani, i cili konkurron për ta arritur kuotën olimpike. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com