Kosovë
Haxhiu flet si ministre: Synimet për shtetin e së drejtës do të jetësohen

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot përmes një statusi i është drejtuar publikut për herë të parë me një post të tillë.
Pasi u vendos në krye të ministrisë së Drejtësisë ajo tha se do t’i jetësojnë premtimet e shumta që lidhen me këtë fushë.
Postimi i plotë:
Sot, mora detyrën e re, atë të Ministres së Drejtësisë.
Është përgjegjësi të cilin do ta kryej me ndershmëri e punë të palodhshme dhe në shërbim të shtetit të së drejtës.
Për këtë, falënderoj aktivistët e qytetarët për mbështetjen e madhe si dhe deputetët e Kuvendit që votuan Qeverinë e re e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida të shumta por jam e bindur që synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen.






















