Kosovë
Haradinaj pas vendimeve të Kurtit: Sot pësuan dy profesionistë, Mendim Rugova është i zoti

Ish -kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj vendimeve të Qeverisë së Albin Kurtit, për shkarkimin e koordinatorit për ndryhsime klimatike Mendim Rugova, si dhe drejtorin e Doganës Bahri Berisha.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se Mendim Rugova është profesionist i dalluar dhe se pozita e tij nuk kishte lidhje me faktin se është djali i ish Presidentit Ibrahim Rugova, shkruan Periskopi.
Reagimi i plotë i Haradinajt:
Sot e pësuan dy profesionistë: Drejtori i Doganës z.Bahri Berisha, dhe Koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit z.Mendim Rugova.
Për Mendim Rugovën le ta dijnë të gjithë se nuk kishte këtë përgjegjësi vetëm pse është djali i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, por edhe pse është profesionist i zoti.






















