Kosovë
Haradinaj: Me fyerjen që ia bëri UÇK-së, Kollçaku e fyu edhe Albin Kurtin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku Muhaxha i ka rënë pishman për postimin që e bëri mbrëmë, ku përmendte dosje kriminale të UÇK-së, shkruan Periskopi.
“Albin Kurti është Kryeministri më i rrezikshëm për Serbinë që nga mbarimi i Luftës në Kosovë. Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së. Ndërkombëtarët nuk kanë fakte ta kushtëzojnë me asgjë, është njohës perfekt i gjuhës angleze, truri i tij është i shpejtë sikur kompjuteri, intelegjenca e tij e ngritur në kulminacion, mban në mend shumë shifra dhe data. Shumë i rëndë për dialogim, guximtar dhe i pakompromis në qëndrimet e tija, thjesht Albin Kurti është njëri nga Liderët më të kompletuar të gjeneratës së re në Diplomacinë Botërore, fjalimet e tija bindin çdo bashkëbisedues që gjendet dhe dëgjon përballë tij në tavolinë”, citohet një analist serb nga zyrtarja e VV’së.”, kishte shkruar ndër të tjera deputetja e VV-së.
Ndaj këtij citati që deputetja e kishte marrë nga një analist fantom serb, ka reaguar edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili i ka thënë se është krenar që ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj.
Madje, Thaçi ka pyetur Kollçakun se çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?
Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një prononcim për Periskopin e komentoi deklaratën e deputetes së VV-së.
Haradinaj thotë se ta fyesh UÇK-në, e ke fyer fillimisht vetveten dhe familjen. Tutje thekson se deputetja me një deklaratë të tillë e ka fyer liderin e partisë së saj, tash kryeministër i Kosovës, Albin Kurti.
”Disa deputet, jashta asaj, mundohen me fy deri në atë fazë që e shkatërrojnë edhe vetveten. Kështu që ta fyesh UÇK-në, e ke fy vetveten, e ke fy familjen tënde në fillim, pa marrë parasysh se si do të rrjedhin gjërat. Por unë mendoj nëse kush ka fy ndokënd më shumë, liderin e vet. Nëse dikush e ka fy liderin e vet më shumë, përpos familjen e vet dhe njerëzve të tjerë të kombit, është që e ka fy liderin e vet, Ablin Kurtin vet kjo personalisht’’, tha ai.
Haradinaj shton se Kurti ka shërbyer për UÇK-në, dhe gjatë asaj kohe ka qenë zëdhënës i Adem Demaçit. Ndërsa thotë se askush deri m‰ tani nuk e ka fyer liderin e vet më shumë se ajo.
‘Kurti dihet që ka qenë zëvendës i bacës Adem si zëvënës I UÇK-së. Kështu që unë mendoj nuk ka kush fyrje më të madhe që i ka bërë liderit edhe pse kjo ka mendu me tregu të jetë e shpërblyme e liderit për avancime por mendoj se kjo e ka fy më shumë liderin e vet. Deri sot unë nuk mendoj se kush nëse ka mendu për partinë dhe liderin e vet që e ka fy deri sot më shumë se vet ajo. Përpos që është fyerje e nivelit kombëtar, ajo edhe pse ka dashtë ta ngritë liderin e vet, ajo e ka fy më shumë deri sot. Një njeri që e fyen vetveten, nga ai nuk pritet ta respektojë dikënd tjetër’’, përfundon Nasim Haradinaj për Periskopin.
Kujtojmë se deputetja Mulxhaka-Kollçaku ka reaguar gjatë ditës së sotme duke thënë se nuk janë fjalët e saj megjithëse vet i kishte publikuar në Facebook. Disa orë më vonë ajo e fshiu komplet statusin ndërsa mori një hap tjetër duke e vënë emblemën e UÇK-së, si foto të kopertinës në Facebook./Periskopi/Zana Rugova/





















