Connect with us

Kosovë

Haradinaj: Kurti turpëroi Kosovën dhe dëshpëroi Amerikën

Publikuar

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dy javë më herët kishte ftuar në takim grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor pëe tu informuar rreth letrës së qëllimit për hekurudhat me Serbinë, e që është ndërmjetësuar nga Ambasadori Grenell.

Shkrimi i plotë:

Kjo fotografi, është bërë më datë 30 Janar 2020.

Të nderuar qytetarë si Kryeministër i vendit, dy javë më herët kam ftuar në takim grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor, respektivisht zyrtarët e Ministrisë Z. Xhemajli, dhe Z. Qupevaj, për t’u informuar rreth letrës së qëllimit për hekurudhat me Serbinë, e që është ndërmjetësuar nga Ambasadori Grenell. Kam kërkuar nga ata, që të jenë vigjilent dhe mos të negociojnë e as të diskutojnë asgjë që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Këtë gjë, është dashur ta bëjë edhe Kryeministri Kurti, në mënyrë që mos ta turpërojë vendin dhe institucionet duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Kjo deklaratë, dëshpron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë indikacione se nuk jemi unik ndaj përkrahjes së tyre.

RH

 

NA NDIQ NË FACEBOOK