Kosovë
Haradinaj kujton aktivistët e LV-së, Arben Xheladinin e Mon Balajn

Ramush Haradinaj ka kujtuar dy aktivistët e VV-së, Arben Xheladini e Mona Balaj.
Ish kryeministri i vendit njëherit edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dy aktivistët e VV-së, Arben Xheladini e Mona Balaj, të cilët vranë në protestat e 2007-tës.
“Përkujtojmë sot Arben Xheladinin dhe Mon Balaj, dy të rinjë të Kosovës që u flijuan për atë që besuan. I lehtë ju qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 13 vjet më parë




















