Connect with us

Kosovë

Haradinaj: Kjo është shpërfaqja e mashtrimit me të cilin do të identifikohet Albin Kurti si Kryeministër

Publikuar

Kryetari i AAK-së dhe njëheri kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj,  ka thënë se lajmi që i gjithë procesi negociues është përmbyllur me dakordim nga LVV dhe LDK është veprim i duhur dhe konkretizimi i mirë, që respekton rezultatin zgjedhor.

“ Tashmë është e domosdoshme të formohet qeveria sa më shpejtë”.

“Kosovën e presin punë të mëdha dhe procese të rëndësishme, për të cilat duhet lidership, qëndrime konsistente dhe institucione kredibile dhe të qëndrueshme”.

“Qëndroj i bindur se agonia e tejzgjatjes për ndarje të posteve është vetëm shpërfaqja e parë e mashtrimit të madh me të cilin do të identifikohet Albin Kurti si Kryeministër”, ka shkruar Haradiaj.

NA NDIQ NË FACEBOOK