Kosovë
Haradinaj: Çka po bën Kurti e Osmani me taksën, është ngjashëm me ato të Rrahman Morinës

Ramush Haradinaj, ish-kryeministër ka akuzuar Albin Kurtin e Vjosa Osmanin për idenë e heqjes së taksës ndaj Serbisë, transmeton Periskopi.
Madje këtë veprim e krahason me të bëmat e Rrahman Morinës.
‘’Cka po bëjnë këta njerëz, është ngjashëm me Rrahman Morinën. Bile ai ka qenë nën tenka. E këta pse po dojnë me e dorëzu Kosovën, nuk po e kuptoj. Kanë me i sjell Kosovës pasoja që do të jenë të pasanuara’’, ka thënë Haradinaj sonte në Zona B.
Tutje Haradinaj ka thënë se për këtë gjë do t’i kenë kundër opozitën.
‘’Nëse Kurti e Mustafa po duan ta heqin taksën pa marrëveshje me opozitën, do të marrin rrugën e vet. Do t’i kenë kundër AAK, Nismën e PDK’në’’/PERISKOPI/






















