Connect with us

Kosovë

Haradinaj: Albin Kurti axhami, të rinjtë kanë me ia ngjy kryet me vo të klluqta nëse e heqë taksën

Publikuar

Ramush Haradinaj, ish kryeministër e ka quajtur axhami kryeministrin Albin Kurti meqë po synon ta heqë taksën, transmeton Periskopi.

Haradinaj sonte në Zona B ka thënë të rinjtë do ‘’t’ia ngjyjnë kryet me vo’’ Kurtit nëse e heqë taksën.

‘’Do të ketë të rinj që do t’ia ngjyjnë Kurtit me vo, bile të klluqta nëse e heqin taksnë. Është dashtë me e pru Koosvën në këtë peshë që është. Cila është kundërvlera. Është tepër axhami Kurti,është mos vet cka i bjen kjo. Thotë unë e prodhoj kundërvlerën, e heqë taksën, e sjell Serbinë dhe ia lë vetes fajin’’, ka thënë Haradinaj.

‘’Kanë me ia ngjy kryt me vo, kah t hyn e kah t del, në tanë kohën. Le ta ngrin kryet, le të ecë përpara, por do të ballafaqohet me popullin’’./PERISKOPI/

NA NDIQ NË FACEBOOK