Connect with us

Lajme

Hapet konkursi për inspektorët e “gjuhës” tre ditë para zgjedhjeve

Publikuar

me

Tre ditë para shpërndarjes së Kuvendit është hapur konkursi për pranimin e 7 nëpunësve në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve. I njëjti do të jetë i hapur 15 ditë. Nëse të dielën shpërndahet Kuvendi, Kodit Zgjedhor parashikon ngrirjen e të gjitha konkurseve të hapura. Pa marrë parasysh nëse do të ngrijë apo jo konkursi, inspektorët nuk do të nisin me punë edhe një vit pas emërimit të tyre në këtë organ dhe këtë për Alsat-M e sqaroi më së miri pak kohë më parë drejtori i Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve, Fatmir Iseni.

“Inspektorët që do të jenë të punësuar do të ndjekin trajnim 9 mujor dhe do të jenë të licencuar në bazë të gjuhëve dhe 3 mujori do të jetë pjesa e përgjithshme që do t’u nënshtrohen provimeve…Patjetër duhet të ndjekin trajnimet dhe pasi të përfundojnë këto trajnime ato do të jenë të licencuar dhe atëherë do të dalin të bëjnë mbikëqyrjen inspektuese në të gjitha institucionet shtetërore në vend”, theksoi për Alsat-M, Fatmif Iseni, drejtor i Inspektoratit të Gjuhëve. Hapjen e konkurseve në prag të zgjedhjeve, kryetarja e Komisionit për Luftë kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, e sheh si mënyrë për të ndikuar ndaj votuesve./Alsat-M

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com