Kosovë
Haliti: Rasti i Astrit Deharit duhet të ndriçohet

Xhavit Haliti nga PDK’ja ka thënë se rasti i vdekjes së Astrit Deharit duhet të ndriçohet.
Haliti ka thënë që institucionet duhet vendosin në bazë të fakteve dhe se ai mbështet qëndrimin e kryetarit të tij Kadri Veseli që rasti tij duhet të zbardhet.
“Unë e mbështes shumë Kadrinë që duhet më ndriçu vrasjen e Astrit Deharit, nëse ka dyshime për vrasje duhet me i shku deri në fund”, u shpreh ai në Debat Plus.
Ai ka thënë se Vetëvendosje ka shfrytëzuar politikisht rastin e tij.






















