Connect with us

Lajme

“Hajdeni merreni, ka koronavirus”, banorët në Tiranë alarmohen nga kinezi

Publikuar

me

Banorët e Bulevardit “Zogu I” në Tiranë, kanë alarmuar policinë dhe ambulancën pasi kanë parë një shtetas kinez që flinte tek shkallët e pallatit të tyre.

“Ejani urgjent, ju lutem ejani dhe merreni nga këtu pasi po na rrezikon. Mund të ketë koronavirus,”– mësohet të kenë thënë banorët e këtij pallati apo të bizneseve përreth në momentin që kanë kontaktuar autoritetet përkatëse.

Pasi është marrë njoftimi, shkallët, të cilat shtetasi kinez i përdorte si strehë, pasi ishte endacak, janë rrethuar nga forca të shumta policie dhe nga mjekë që kanë zbarkuar pranë zonës bashkë me ambulancën.

Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet mjaft qartë se si mjekët të super maskuar me veshjen mbrojtëse futen në hyrjen e pallatit dhe i afrohen personit për të cilin është bërë telefonata.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shtetasi kinez qëndronte ashtu i shushatur në një cep te hyrjes dhe priste që ta merrnin e ta çonin për të bërë analizat përkatëse. Në pamje të parë ai duket që është rreth moshës 35 vjeç dhe mban nja çantë me sendet e tij në shpinë.

“Është endacak, po këta banorët janë alarmuar sepse mendojnë që ka koronavirus. Kanë dy ditë që telefonojnë polici dhe ambulancë. ‘Hajdeni e mërreni’, thonë. Kalojnë në shkallë që hipin dhe zbresin dhe kanë frikë t’i afrohen,”– u shpreh një burim.

Më pas, kinezi që alarmoi zonën mësohet se është dërguar për të bërë analizat përkatëse, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka rezultuar pozitiv apo negative për koronavirus, virus i cili ka marrë 1016 jetë njerëzish. Ndërkohë që të prekur mësohet se janë mbi 42 mijë persona.

Advertisement
Lajme5 mins ago

DW: Pse ndodhet Rama në Gjermani?

Sport6 mins ago

Bale në qendrën stërvitore, kështu pritet nga tifozët e Tottenhamit

Kosovë13 mins ago

Kuvendi shkon në pauzë – Periskopi

Sport27 mins ago

Deklaratë e FIBA-s në lidhje me ndeshjet e nëntorit 2020 dhe shkurtit 2021

Lajme29 mins ago

Një kumanovar për pak do të paguante 10 mijë euro, duke menduar se i shpëton vajzën dhe dhëndrin nga burgu

Kosovë29 mins ago

Vetëvendosje kërkon sërish votat e PDK-së për rrëzimin e qeverisë Hoti

Lajme31 mins ago

Dokumentet e CIA, Mehdi Elezi i shkruan Hasan Dostit: Aqif dhe Mustafa Lleshi na futën në kurth, ja si na dorëzuan te jugosllavët në 1948-ën

Kosovë47 mins ago

Izraeli shënon Vitin e Ri Hebre nën masën e izolimit mbarëkombëtar

Sport50 mins ago

FFK e gatshme bashkë me klubet, pritet vendimi i Qeverisë – sot ndeshja testuese

Lajme57 mins ago

Hoti, me “shpatulla pas muri” për Marrëveshjen e Uashingtonit: Si e pranove “mini Shengenin”?

Kosovë1 hour ago

Bashkimi Evropian tregon nëse kanë caktuar afat kohor për dialogun Kosovë – Serbi

Lajme1 hour ago

Shqipëri: Rezultojnë katër mësues pozitivë me COVID-19, pritet mbyllja e shkollave

Kosovë1 hour ago

A po i fsheh IKSHPK-ja rezultatet e testeve PCR Covid-19 të laboratorëve privatë?

Kosovë2 hours ago

Bekë Berisha tregon se si lahej në dri në temperatura minus: E bëja për ta thy rekordin

Lajme2 hours ago

Propozimet për zv/ministrat do të dorëzohen sot ne Kuvend

loading...

MË TË LEXUARAT