Connect with us

Sport

Haaland i jashtëzakonshëm edhe në vrapim, 60 metra për 6.64 sekonda

Publikuar

Norvegjezi mori vëmendje vitin e kaluar, por as pas kalimit te Borussia Dortmund kjo nuk është ndalur.

Fjalët lavdëruese asnjëherë nuk ishin më të dukshme sesa të martën në mbrëmje, kur ai shënoi dy herë kundër PSG në Ligën e Kampionëve dhe u regjistrua duke vrapuar 60 metra në vetëm 6.64 sekonda, një ritëm që do ta çonte atë në finalen e Kampionatit Botëror në 60 metra në vitin 2018, transmeton lajmi.net.

Haaland gjithashtu ishte afër të thyente edhe rekordin e vrapimit për disa të qinta.

Rekordi botëror është vendosur në 6.34 sekonda dhe mbahet nga Christian Coleman, i cili theu rekordinnë Albuquerque 2018. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK