Sport
Guardiola i përgjigjet Zidanes

Të dy këta trajnerë, do të takohen mes vete, kur Real Madrid pret Manchester Cityn në ‘Santiago Bernabeu’.
“Për mua, Pep është trajneri më i mirë në botë, ai këtë e ka dëshmuar te Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City”, kishte deklaruar Zidane, përcjell lajmi.net.
Rreth kësaj deklarate, ka folur Pep Guardiola, në konferencën për shtyp para sfidës me Realin.
“Unë e vlerësoj atë që ka thënë, por kurrë asnjëherë nuk kam aspiruar të jem më i miri në botë. Unë mendoj se atë që kanë bërë Zidane dhe Real Madrid, në Evropë nuk do të arrihet kurrë më. Ai ka fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve”, ka thënë Guardiola./Lajmi.net/






















