Lajme
Greqia njofton për ngritjen e kampeve të reja për azilkërkuesit

Greqia do të krijojë kampe të reja për azilkërkuesit në ishujt e saj në Detin Egje, duke shpresuar se do t’u japë fund muajve të mbipopullimit dhe dhunës me skemën e rivendosjes.
Kampet e reja do t’u mundësojnë azilkërkuesve që të dalin jashtë gjatë ditës, kurse natën do të jetë të mbyllur, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Mbi 40 mijë azilkërkues aktualisht ndodhen në Greqi sipas vlerësimeve të fundit. Kampet e reja janë të dizajnuara që të akomodojnë rreth 20 mijë prej tyre ku do të jenë të kufizuar me një qëndrim tremujorë aty.
“Njoftimi nga ana e Qeverisë për krijimin e kampeve të reja dhe vënia e procedurave të reja janë të mirëpritura”, ka thënë Philippe Leclerc, përfaqësues i UNHCR në Greqi.
“Krejt çfarë duam është që të shpëtojmë nga kjo situatë e cila është katastrofave për personat që jetojnë sot dhe me muaj në kushte të mbipopullimit”.




















