Connect with us

Kosovë

Grenell kundërshton Reciprocitetin e Kurtit

Publikuar

me

I dërguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka deklaruar se është kundër masës së reciprocitetit që u paralajmërua nga kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, tha për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.

“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë taksën, por ta heqë plotësisht atë”, tha Custin.

“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, shtoi ai.

Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të iportuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në nëntor të vitit 2018.

Kurti, i cili ka marrë detyrën e kryeministrit javën e kaluar, ka thënë se kjo masë do të zëvendësohet me reciprocitet ndaj Serbisë. /Periskopi

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com