Connect with us

Kosovë

Grenell kundër Reciprocitetit: Haxhiu e Drejtësisë i jep zë serbëve në kundërshtim të Taksës 100%

Publikuar

me

Tashmë dihet qëndrimi i ambasadorit Richard Grenell, i cili është bërë personazhi kryesor në dialogunë Kosovë-Serbi pasi u delegua nga presidenti amerikan Donald Trump në rolin e të dërguarit special.

Ndërkohë, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu planifikon një vizitë në veri të vendit pasi qeveria premtoi heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit të plotë tregtar, ekonomik dhe politik ndaj Serbisë.

Por, një pjesë në deklaratën e saj ka bërë përshtypje mjaft të madhe, shkruan Periskopi.

Haxhiu në mënyrë të çuditshme ka arsyetuar serbët e Kosovës që kishin vendosur të kundërshtonin taksën 100% ndaj mallrave të importuara nga Serbia para më shumë se një viti duke inskenuar një krizë humanitare dhe duke kërcënuar me bojkotim institucionesh.

“Shqetësimi imi kryesor është varësia që kanë ato institucione nga Beogradi dhe ju e dini që kur është vendosur tarifa ata kanë bojkotuar ose paralajmëruar që do të lirojnë vendet e punës ose do të mbajnë grevë në rast se vazhdon tarifa” – tha zonja Haxhiu.

“Besoj që institucionet atje nuk duhet ta varen nga Beogradi, ato janë institucionet e drejtësisë që duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve. Do të marr një raport se si është gjendja, a bashkëpunojnë institucionet atje me këshillat përkatëse këtu dhe pastaj do ta planifikojë agjendën”. – ka shtuar më tej.

Në fakt, asnjë parti politike shqiptare në Kosovë nuk beson që institucionet në veri duhet të varen nga Beogradi – por një gjë e tillë megjithatë ka ndodhur.

Nuk dihet pse zonja Haxhiu ka vendosur t’i japë zë kundërshtimeve të serbëve lojalë ndaj Beogradit për taksën.

Nuk dihet po ashtu se si do ta pres komuniteti serb lajmin për vendosjen e reciprocitetit të plotë nga Qeveria Kurti. /Periskopi

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com