Connect with us

Kosovë

Grenell ia kërkoi heqjen e taksës dhe mos vendosjen e reciprocitetit, Kurti nuk e përfillë

Publikuar

Kryeministri Albin Kurti sonte në Rubikon ka shpalosur detaje nga takimi i tij i fundit me të dërguarin e posaçëm të SHBA’së për dialogun, Richard Grenell, transmeton Periskopi.

Kurti thotë se Grenell i kërkoi që ta heqë taksën dhe të mos e aplikojë masën e reciprocitetit, transmeton Periskopi.

Por Kurti s’e ka ndërmend ta dëgjojë Grenellin.

‘’Në takimet që kemi pasur, asnjëherë nuk ka thënë të hiqet tarifa 100 edhe pikë, por gjithmone kanë lënë  presje, Serbia ta ndalë fushatën e cnjohjes se Kosovës. Unë kam treguar vullnet për ta hequr tarifën 100 për qind dhe kjo të bëhet posa të vendoset parimi i reciprocitetit’’.

‘’Taksa do të hiqet në ditën kur do të ushtrohet reciprociteti’’ shtoi Kurti.

Tutje Kurti thotë se nuk është e thënë që për çdo gjë të pajtohet me Grenellin.

‘’Kjo sdo të thotë që tërë kohën pajtohemi për gjithcka me të, parimin e reciprocitetit do ta elaborojmë’’/PERISKOPI/

NA NDIQ NË FACEBOOK