Kosovë
Grenell i shkruan Kadri Veselit në twitter për heqjen e taksës

Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, i ka reaguar në twitter kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili kërkoi nga Albin Kurti që të mos ngutet me heqjen e takës ndaj produkteve serbe.
Grenell i është drejtuar veselit duke i thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se Albin Kurti ka të drejtë kur thotë se do ta heqë atë.
“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që ta heqin taksën 100 %. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, ka shkruar Grenell në twitter. /Periskopi/





















