Ku janë raportuar rastet?
Shumica e rasteve janë raportuar në Kinë.
Të paktën 723 njerëz kanë vdekur dhe ka pasur të paktën rreth 34 mijë raste të konfirmuara në 25 vende të botës që nga koha kur ka shpërthyer coronavirusi.
Virusi është përhapur në shumë vende aziatike, si dhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Çfarë po bëhet për të ndaluar përhapjen e saj?
Ende nuk ka vaksinë për virusin e ri.
Autoritetet kineze mbyllën në mënyrë efektive qytetin Wuhan të enjten, duke pezulluar fluturimet dhe trenat jashtë qytetit dhe duke u thënë banorëve që ata nuk mund të largoheshin pa ndonjë arsye të veçantë, thanë media shtetërore.
Ky veprim kishte për qëllim “të përmbante me vendosmëri vrullin e përhapjes së epidemisë” dhe mbrojtjen e jetës, tha qendra speciale e komandës së qytetit qendror kundër virusit, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.
Më shumë se një duzinë qytete të tjera kineze kanë miratuar kufizime të transportit, duke prekur 56 milionë njerëz.
Aeroportet në të gjithë botën kanë prezantuar masa shqyrtimi dhe disa vende po punojnë për evakuimin e qytetarëve të tyre nga Wuhan.
Nga e ka origjinën virusi?
Autoritetet shëndetësore kineze ende po përpiqen të përcaktojnë origjinën e virusit, për të cilin ata thonë se erdhën nga një treg ushqimesh deti në Wuhan, ku edhe jeta e egër tregtohej në mënyrë të paligjshme.
OBSH gjithashtu thotë se një burim shtazor duket se ka shumë të ngjarë të jetë burimi kryesor i shpërthimit.
Gjarprinjtë mund të jenë burimi i virusit të zbuluar rishtazi, sipas shkencëtarëve kinezë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Republikës
A ka vaksinë? A jemi të rrezikuar?
Çdo vaksinë e mundshme nuk ka të ngjarë të “zbulohet” për ca kohë – për vite me shumë mundësi – kështu që qasja më e mirë në afat të shkurtër është kujdesi i shtuar dhe kontrollet.
Përhapja e SARS në fillim të viteve 2000 ofron hartën e vetme për mënyrën e menaxhimit të përhapjes akute globale të një coronavirusi në kohët tona moderne.
Në atë rast, virusi është zvogëluar në mënyrë misterioze deri në vitin 2004, me shumë ekspertë që tregojnë metodat efektive të karantinës dhe skanimeve si ndihmesë në kufizimin e transmetimit.
Në qoftë se nuk do të udhëtoni për në Wuhan në të ardhmen e afërt, autoritetet shëndetësore sugjerojnë se nuk ekziston ndonjë rrezik i menjëhershëm.
Virusi është ende shumë i ri për të parashikuar plotësisht se sa i rrezikshëm do të bëhet, megjithatë, higjiena themelore është rekomandimi më i mirë për shumicën e të rriturve të shëndetshëm.
Pas coronavirusit në Kinë, Instituti i Shëndetësisë në Kosovë jep rekomandime
Pas alarmit dhe vdekjeve nga Coronavisursi qytetin Wuhan, Provinca Hubei të Kinës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka paraqitur rekomandimet për ta ndaluar depërtimin e këtij virusi në Kosovë.
Ashtu siç jemi të informuar, më datë 31 dhjetor 2019, OBSH u njoftua për disa raste të pneumonisë në qytetin Wuhan, Provinca Hubei të Kinës. Virusi nuk përputhej me ndonjë virus tjetër të njohur.
Kjo ngriti shqetësimin sepse kur një virus është i ri, ne nuk e dimë se si përhapet tek njerëzit.
Një javë më vonë, më 7 janar, autoritetet kineze konfirmuan se kanë identifikuar një virus të ri. Virusi i ri është koronavirus, i cili është familje e viruseve që shkakton rrufë të zakonshme (ftohje) si dhe SARS dhe MERS. Ky virus i ri u emërua përkohësisht “2019-nCoV”.
Në bazë të vlerësimit të rrezikut të cilin e ka bërë IKShPK bazuar në mjetet e OBSh dhe Qendrës Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve Ngjitëse (ECDC), pasi që ANP “Adem Jashari” nuk ka fluturime të drejtpërdrejta nga Kina, por mund të ketë lidhje transit nga Kina për vendin tonë, gjasat për përhapje të virusit në vendin tonë janë akoma të vogla. Megjithatë, duhet të ngrisim vigjilencën dhe monitorimin e rasteve në aeroport.
Pasi që ekipi mjekësor është brenda ANP “Adem Jashari”, IKShPK rekomandon këto masa parandaluese të sigurisë:
Rreziku mbetet akoma i ulët, OBSh nuk rekomandon matjen e temperaturës së udhëtarëve të cilët vijnë në aeroport.
Ekipi mjekësor të jetë të kontakt të vazhdueshëm me policinë në kontrollin e pikës kufitare, për udhëtarët të cilët e kanë vendin e origjinës së udhëtimit nga Kina.
Në rast të të deklarimit që udhëtarët kanë vendin e origjinës nga Kina, atëherë duhet të bëhet:
skriningu i temperaturës së udhëtarëve që arrijnë në ANP “Adem Jashari”
kontrolli mjekësor i udhëtarëve të cilët kanë këto simptome:
ethe dhe simptomat të traktit respirator (p.sh., kollë, vështirësi në frymëmarrje) dhe në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave, ka udhëtuar nga qyteti Wuhan, Kinë.
– ose –
në 14 ditët e fundit para fillimit të simptomave, ka qenë në kontakt të ngushtë me personin i cili është duke u hulumtuar për 2019-nCoV ose person të sëmurë dhe të konfirmuar nga laboratori 2019-nCoV.
Raportimi dhe njoftimi i menjëhershëm i IKShPK.
Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
Rreziku i importimit të sëmundjes mund të zvogëlohet nëse kontrollimi i temperaturës gjatë hyrjes shoqërohet me zbulimin e hershëm të udhëtarëve simptomatikë dhe referimin e tyre për ofrimin e ndihmës mjekësore.
Shpërndarja e mesazheve të komunikimit të rrezikut në aeroport. Kjo mund të bëhet përmes posterave, fletëpalosjeve dhe komunikimit direkt, duke synuar rritjen e vetëdijes së udhëtarëve për shenjat dhe simptomat e sëmundjes, dhe inkurajimin që të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë dhe raportimin e historisë së tyre të udhëtimit.
Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit.
Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës rekomanim. /Telegrafi/






















