Connect with us

Kosovë

Gjendet një mjet shpërthyes në themelet e xhamisë në Shupkovc të Mitrovicës

Publikuar

Në orët e mesditës është gjetur një mjet shpërthyes në themelet e xhamisë në Shupkovc të Mitrovicës.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Në mesditë policia e ka marrë një informacion që një mjet shpërthyes është gjet në themelet e xhamisë e cila është duke u ndërtuar në Shupkovc. Policia dhe ekipet e FSK-së e kanë marrë trombllonin të pashpërthyer dhe e kanë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk ka të dyshuar. Rasti po trajtohet si “rrezik i përgjithshëm” “- tha Zahiti.